Fundamenti

Avokati i Thaçit: UÇK-ja mbronte atdheun, i vetmi rrezik ishte ushtria dhe policia Jugosllave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe deklaron se UÇK-ja ishte një grup vullnetarësh, që mbronin atdheun e tyre dhe luftonin për ekzistencën e tyre. Ai tha se i vetmi rrezik i viteve 1998-1999 ishte ushtria Jugosllave dhe policia Jugosllave. Ai përmendi edhe fushatën e spastrimit etnik që ushtruan forcat serbe.

“Prandaj ZPS dëshiron që ju të besoni që kishte një strukturë funksionale, komanduese me kontroll efektiv, të nderuar gjykatës ju parashtrojmë që kjo është shumë larg së vërtetës”, deklaroi Kehoe, transmeton Gazeta Express.

“UÇK-ja ishte një grup fillestar, vullnetarësh, që mbronin atdheun e tyre dhe luftonin për ekzistencën e tyre, duke vijuar në shtatorin e vitit 1999 kur z.Thaçi së bashku me KFOR-in dhe UNMIK-un e përfunduan çmilitarizimin”, tha ai.

UBT

Sipas tij, “ajo që nuk arritën të bënin ZPS gjatë katër orëve deklaratë hyrëse është konteksti, lufta”.

“I vetmi rrezik i viteve 1998-1999 ishte ushtria Jugosllave dhe policia Jugosllave, në bashkëpunim me forcat paraushtarake, ata nuk përmendën komandimin dhe kontrollimin në funksionim në nivel lokal në bazë. Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së i cili u zëvëndësua gjatë Konferencës së Rambujesë ndërkohë që presidenti Thaçi dhe z.Krasniqi dhe Azem Syla ndodheshin në Paris, komandantë lokalë ndryshuan komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së pa asnjë fjalë të marrë nga presidenti Thaçi nga Azem Syla që ishte asokohe komandant i Përgjithshëm, apo askush tjetër. Nuk ka asnjë diskutm se kush e kishte në dorë pushtetin dhe pushteti ishte në dorë të nivelit lokal. Ata nuk folën as për kontekstin e luftës, që zhvillohej në mënyrë mizore. Çfarë i bëri kjo luftë e ofensive strukturës komanduese të UÇK-së, kjo ofensivë shkatërrimtare”, vijoi avokati.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.