GRANDEMALL

Avokati i Thaçit ‘shpërthen’ ndaj Speciales: Procesi është bizar, i prishur e i ndotur

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Avokati Luka Misetiq, ka folur për krijim e Gjykatës Speciale në Hagë, ku është shprehur se i gjithë procesi është bizar dhe i ndotur për fakin se Gjykata u krijua nën pretendimet se UÇK-ja ka bërë trafikim organesh.

“Jam gjithashtu shumë i shqetësuar, më duhet ta them. I gjithë procesi ka qenë, shumë bizar dhe i prishur, i ndotur për faktin se e gjithë Gjykata u krijua nën pretendimet e pabazuara për trafikim organesh nga UÇK-ja, e cila sipas meje ka qenë e vetmja arsye që ka tërhëequr vëmendjen ndërkombëtare dhe vëmendjen e pjesëtarëve të Komunitetit Ndërkombëtar për të financuar këto Dhoma, të rrisin presionin mbi Kosovën që të miratojnë vetë ligjin për funksionalizimin e Dhomave të Specializuara, e gjitha kjo, bazohej në raportin e Dick Martytit, po e ritheksoj, për ato titujt prekës, të shtyer më së shumti nga Serbia dhe Rusia, me qëllim të okupimit të tokës së Kosovës, që ishin kundër pavarësisë së Kosovës dhe vetë ekzistencës së saj.”, tha avokati në Kanal10.

Uji Dea

Tutje ai tha se gjykimi është bërë i njëanshëm sepse vetëm shqiptarët e Kosovës janë duke u gjykar duke bërë të krijohet një përshtypje negative.

“Me këtë rast, është bërë gjykatë e njëanshme sepse vetëm shqiptarët e Kosovës do të gjykohen, dhe krejt kjo krijon një përshtypje negative, një përshtyptje të mungesës së barazisë dhe drejtësisë, sepse besoj se ajo çfarë ndodhi në Kosovë, gjatë viteve 1998-99, tregon qartazi se kush ka nisur luftën, kush ka shkaktuar vujatje të tmerrshme, dhe kush po mbronte veten në atë luftë.”, tha ndër të tjera avokati.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.