UBT

Avokati i Thaçit: Nisja e gjykimit në qershor është absurde

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në konferencën statusore që po mbahet në Hagë për rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së, fjalën e ka marrë njëri nga avokatët e ish-presidentit Thaçi, David Hooper, i cili tha se propozimi për nisjen e gjykimit në qershor është absurd, për shkak të situatës me koronavirus në të cilën ndodhet bota aktualisht.

Ai tha se gjyqi duhet të nis një vit më pas, e jo në vitin që po vije.

“Prokuroria ka kryer hetime të gjata për mendimin tim mbi pesë vjet dhe ka pasur në dispozicion materiale që janë vënë edhe prej hetimeve tjera që janë kryer shumë vite mëparë. Prokuroria ka kryer hetime para situatës së koronavirusit, mendoj se 18 muaj do të na duhen përpara se të mendojmë për fillimin e një gjykimi. Propozimi që gjykimi të nis në qershor është absurd, kjo është një çështje e komplikuar, ndoshta mund të fillojë një vit më pas”, tha Hooper.

Fundamenti

Tutje ai pati kritika lidhur me aktakuzat e ngritura, pasi theksoi se ka fjali ku thuhet në një ditë pa u specifikuar dita ose data kur ka ndodhur.

“Një fjali kur thotë një ditë dhe nuk jepet data, kjo nuk është një format adekuat, materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtje…”, tha ai ndër të tjera. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.