Mobi Casa

Avokati i Thaçit çuditet me Prokurorinë: Kërkonin që gjykimi të niste këtë muaj, ende s’janë përgatitur vetë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Luka Misetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i habitur se si Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është ende gati për t’i kryer përgatitjet e nevojshme përpara gjykimit, raporton Gazeta Express.

Në seancën e sotme paragjyqësore, avokati Misetic tha se Prokuroria kishte kërkuar që këtë muaj të niste gjykimi, ndërsa ende nuk janë gati.

“Ne duam të shprehim çudinë tonë që ende janë në përgatitje këto raporte ekspertësh. Në nëntor, ZPS-ja tha se nuk kishte asnjë arsye pse të mos fillonte gjyqi këtë muaj dhe tani po na thuhet që janë ende në përgatitje tri raporte ekspertësh dhe se nuk do të jenë gati për afatin e përcaktuar”, tha avokati kroato-amerikan.

Mobi Casa

Ai i kërkoi gjykatësit Nicolas Guillou ta përcaktojë një afat në mënyrë që Zyra e Prokurorit të Specializuar të kushtëzohet që t’i kryejë detyrat e saj më shpejt.

Nga ZPS-ja thanë se kanë “Janë afërsisht pesë dëshmitarë ndërkombëtarë, për të cilët nuk janë marrë ende miratimet”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.