Mobi Casa

Avokati i Popullit ka pranuar mbi 50 ankesa kundër Ligjit të ri të pagave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për Ligjin e ri te Pagave ka pakënaqësi në sektorin publik. Në Institucionin e Avokatit të Popullit thonë se kanë pranuar ankesa të shumta. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën zëdhënësi i këtij institucioni, Petrit Qollaku. Ai thotë se ankesat janë të pranueshme dhe se janë duke e analizuar ligjin dhe brenda afatit ligjor, që është brenda gjashtë (6) muajve, do të dalin me një qëndrim lidhur me këtë çështje. Qollaku tutje tha se QKUK-ja prin me ankesa lidhur me Ligjin e ri të Pagave.

“Prej QKUK-së janë disa ankesa nga sektori i inxhinierëve që punojnë brenda në spital. Pastaj kemi ankesë nga stomatologët, nga ekipi për kontroll dhe parandalim të infeksioneve spitalore, pastaj ankesë nga Shoqata e instrumentaleve dhe grupi i fizioterapeutëve ku të gjithë këta kanë ankesa lidhur me koeficientin për ulje të pagave”, ka thënë Qollaku.

Që ka pakënaqësi për Ligjin e ri të Pagave e konfirmojnë edhe nga zyra për informim e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Në një përgjigje për Radio Kosovën, nga kjo zyre kanë thënë se kanë krijuar një komision të brendshëm i cili është duke analizuar koeficientet për secilën pozitë.

Fundamenti

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ju konfirmon se për shkak të pakënaqësive të shfaqura dhe kategorizimeve që janë bërë bazuar në Ligjin e ri për Paga, ka formuar një komision të brendshëm e i cili është duke analizuar koeficientet për secilën pozitë. Të gjitha pakënaqësitë e bazuara do të shprehen me shkrim dhe do të dërgohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme’, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

Pakënaqësi me Ligjin e ri te Pagave kanë shprehur edhe mjekët lidhur me pagesën e kujdestarive. Oda e Mjekëve të Kosovës e vlerëson se mos definimi i qartë i pagesës së kujdestarive do të ndikojë drejtpërsëdrejti në salla operative. Në këtë rast sipas tyre, nëse kujdestaritë e mjekëve do t’u kompensohen atyre me ditë pushimi, kjo do të bëjë që të dështojnë shumë programe operative.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.