ARKATANA

Avokati i Popullit: Ka degraduar procesi i hetimeve të vdekjes së Astrit Deharit

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Avokatit i Popullit, përmes një kumtese shprehet se mosrespektimi i dhimbjes së familjes Dehari, me deklarata kontradiktore nga zyrtarë të autoriteteve shtetërore, si dhe rrjedhja dhe zbulimi i xhirimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, në kohën kur ka ndodh vdekja e Astrit Deharit, paraqesin shkelje sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, por gjithashtu janë shkelje të rënda të etikës profesionale.

Uji Dea

“Avokati i Popullit shpreh brengosjen për degradimin e procesit të hetimeve, përfshirë komentimin e detajuar të rrethanave lidhur me rastin, të cilat cenojnë rëndë dinjitetin dhe privatësinë e familjes në këtë fazë të vështirë për ta, që paraqesin bazën e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Me këtë rast, Avokati i Popullit tërheq vërejtjen se autoritetet publike duhet të jenë të përgjegjshme përballë detyrimeve dhe përgjegjësive që kanë, në një proces hetimor dhe jo të shndërrohen në debatues dhe komentues ordinerë, me faktet dhe provat e një rasti nën hetime, jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe kompleks”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.