Mobi Casa

Avokati i popullit i shqetësuar me gjendjen në deponinë e mbeturinave në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Prishtinë – Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, shpreh shqetësimin me gjendjen e krijuar në deponinë e mbeturinave në periferi të Gjilanit.

Përkundër shqetësimit dhe reagimit të qytetarëve dhe të AP-së dhe përkundër daljes në vend të ngjarjes të përfaqësuesve të IAP-së, të cilët inicuan edhe daljen e inspektorëve të Inspektoriatit Mjedisor, të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe analizës së situatës së krijuar, gjendja atje sa vjen e përkeqësohet.

Në terren është vërejtur keqadministrim i mbeturinave përbrenda deponisë, djegie e mbeturinave dhe për pasojë ndotje e ajrit, ndotje në vazhdimësi e ujit dhe tokës nga shpërndarja e pakontrolluar e mbeturinave, që tashmë zë hapësirë rreth 500 metra jashtë rrethojës së deponisë, në pronë publike dhe private, e për më keq duke bllokuar rrugën nëpër të cilën barten mbeturinat për në deponi.

Situata vlerësohet me rrezik permanent për jetën dhe shëndetin e njerëzvë që jetojnë përreth kësaj deponie, veçmas tani kur temperaturat janë të larta.

Uji Dea

Përveç derdhjes së mbeturinave jashtë deponisë, shqetësimin e IAP-së lidhur me gjendjen në këtë deponi, e shton fakti se në mbeturinat që hidhen aty, punojnë fëmijë të mitur që mbledhin hedhurina të caktuara, duke u vënë në këtë mënyrë para rrezikut të drejtpërdrejtë për sëmundje të ndryshme, e së këndejmi edhe për jetën e tyre.

Avokati i Popullit, fton të gjithë faktorët relevant, organet kompetente të nivelit qendror dhe lokal, si dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, të ndërmarrin masa të menjëhershme për të administruar si duhet derdhjen e pakontrolluar të mbeturinave dhe sanimin e dëmeve

Avokati i Popullit fton Prokurorinë dhe Gjykatën për marrjen në përgjegjësi ligjore të të gjithë individëve dhe institucioneve përgjegjëse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.