Eko Higjiena

Avokati i njohur Shemsedin Piraj, fiton edhe një betejë të rëndësishme në karrierën e tij profesionale

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Avokat Shemsedin Piraj ishte gjobitur me 500 euro, për prishje të rendit dhe mos bindje të urdhrave të gjykatës, por Piraj kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila ka aprovuar si të drejtë ankesën, duke theksuar se askund nuk është vërejtur se veprimet e avokatit kanë qenë të drejtuara, me qëllim që ta pengojë punën e KTGJ, andaj një vendim i tillë me shkelje të tilla është i paqëndrueshëm, ku edhe të njëjtin e ka anuluar dhe kthyer në rivendosje thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa vet gjykatësja Fatime Dërmaku e ka revokuar të njëjtin vendim duke hequr dorë nga gjoba.

Avokati i njohur gjilanas Shemsedin Pira i cili në karrierën e tij të pasur ka mbrojtur qindra raste e procese gjyqësore, nuk është ndier mirë, kur në një proces gjyqësor, ka marrë një gjobë në vlerë të 500 eurove, gjoja për pengim dhe mos bindje të urdhrave të Gjykatës.

Të gjithë ata që e njohin avokatin Piraj, e dinë saktë se ai ka një kulturë të jashtëzakonshme leximi e mirësjellje dhe paraqitjet e tija janë gjithmonë brilante në seancat delikate gjyqësore, ku edhe në shumicën e lëndëve del fitues.

Megjithatë gjykatësja Fatime Dërmaku, e cila është kryetare e trupit gjykues në rastin e Naim Murselit, kishte vlerësuar se avokati Piraj, gjatë seancave ka penguar dhe ka prishur rendin në këtë proces gjyqësor dhe kishte marrë një dënim nga KTGJ në vlerë të 500 eurove.

Por avokati Shemsedin Piraj duke mos u pajtuar me këtë “dënim” ankohet në Gjykatën e Apelit të Kosovës, ndërsa kjo e fundit në një Aktvendim të datës 24 mars 2005 e aprovon ankesën si të bazuar.

Sipas aktvendimit të gjykatësit Hashim Çollaku si kryetar i kolegjit, pretendimet ankimore të avokatit janë të bazuara, dhe pas vlerësimit të shkresave të lëndës rezulton se Gjykata e shkallës së parë, nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme, dhe bindëse për të kontestuar veprimet e mbrojtësit qartazi kishin për qëllim ta pengojnë KTGJ.

Uji Dea

Sipas Apelit kur i është shqiptuar dënimi me gjobë prej 500 euro avokatit Piraj, kryetarja e trupit gjykues, në shkallën e parë nuk ka dhënë arsye të qarta dhe bindëse se përse ka ardhur në përfundim, ndërsa nga shkresat e lëndës nuk është vërejtur se veprimet e avokatit kanë qenë të drejtuara, me qëllim që të pengoj punën e KTGJ, andaj edhe një vendim me shkelje të tilla është i paqëndrueshëm, ku edhe të njëjtin e ka anuluar dhe kthyer në rivendosje.

Ndërsa e njëjta Gjykatë që kishte dënuar avokatin më 31.01.2025 ka vendosur që ta revokojë dënimin e shqiptuar me gjobë, me arsyen që Gjykata e Apelit e ka anuluar aktvendimin e shkallës së parë, duke vlerësuar se kanë pushuar shkaqet dhe arsyet për shqiptim të një dënimi të tillë.

Ndryshe, Shemsedin Pira avokat i njohur kosovar e më gjerë, ka një performancë të shkëlqyeshme në fushë veprimtarinë e tij si avokat, si ish kryeprokuror, pastaj edhe si ligjërues universitar.
Ka doktoruar në një lëmi shumë specifike që lidhet me vrasjet e rënda në territorin e Gjilanit. Është ndër avokatët e rrallë që ka marrë pjesë në gjykimin kundër Sllobodan Millosheviqit.

Për rezultatet e punës dhe për kontributin e drejtësisë mbarë shqiptare është dekoruar me çmimin e Justinianit, çmimi më i lartë që ipet nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe është dekoruar edhe me çmime tjera./rajonipress/