ARKATANA

Avokati Hodaj: Specialja është e obliguar t’i dorëzojë provat shfajësuese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një deklaratë e ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshit mori vëmendjen në seancën ndaj krerëve të UÇK-së që u mbajt në Dhomat e Specializuara të Hagës. Qëndrimi publik i Bukoshit në mbrojtje të udhëheqësve të UÇK-së nuk iu dha mbrojtjes në kuadër të provave shfajësuese.

Avokatët e krerëve të UÇK-së pretenduan se njësoj ndodhi edhe me deklaratën e ish-shefit të OSBE-së në Kosovë Daan Everts, i cili kishte thënë se krimet e pasluftës nuk janë organizuar nga udhëheqësit shqiptarë.

Avokati i licencuar nga Specialja, Taulant Hodaj, vlerëson se prokuroria është obliguar t’ia dorëzojë provat shfajësuese mbrojtjes, përveç në dy raste specifike.

“Prokuroria e ka një provë ose informacion të cilin e ka marrë në mënyrë konfidenciale dhe e trajton të privilegjuar atë informacion për arsye se dhënësi i informacionit ka bërë marrëveshje me prokurorinë. Në raste të tjera kur prova shfajësuese nuk i shpalosen që të gjitha mbrojtjes janë ato kur cenohet hetimi aktual ose hetim i ardhshëm”, tha Hodaj për RTK-në.

Fundamenti

Por, a bëjnë pjesë deklaratat e Bukoshit dhe Everts tek rastet kur provat shfajësuese mund të mos i jepen mbrojtjes.

“Në shikim të parë nuk shihet që ato bëhen pjesë në këto kufizime sepse ato janë prova shumë të përgjithshme dhe nuk shihet që ato mund të cenojnë apo rrezikojnë sigurinë e ndonjë dëshmitari”, vijoi Hodaj për RTK.

Seanca e radhës në rastin e krerëve të UÇK-së është caktuar të mbahet më 24 mars.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.