Hidromorava

Avokati Halit Azemi me akuza të rënda për Gjykatën e Gjilanit, jo profesionale dhe neglizhente

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Avokati Halit Azemi thotë se edhe pse klienti i tij Isuf Ramizi nga Tërrnoci ka ushtruar padi më 24 nëntor 2014, tek pas 9 vitesh Gjykata Themelore e Gjilanit divizioni civil i ka dërguar ftesën e parë për shqyrtim përgatitor. Llogariteni tani sa mund të zgjas ky proces gjyqësor kur veç është vonuar 9 vite.

Halit Azemi avokat tha se kjo vonesë dhe kjo neglizhencë tregon se sa janë efikase gjykatat tona.

”Pala duhet të pres me vite të tëra për ta ushtruar një të drejtë elementare që i takon me ligj. Gjykata po tregohet neglizhente dhe po i zvarrisni lëndët, llogariteni sa mund të zgjatë një kontest civil kur ende veç s`kemi filluar, as pas nëntë vitesh. Po mungon profesionalizmi, përgjegjësia në veprim dhe janë tepër të ngadalshëm” tha Azemi për rajonipress.

Mobi Casa

Avokati Azemi thotë se pas nëntë vitesh klientit të tij i është dërguar ftesa për shqyrtim përgatitor.

“Realisht çfarëdo efekti në këtë lëndë është e pa vlerë juridikisht dhe e humb kuptimin, madje ka raste kur palët po vdesin dhe nuk marrin asnjë përgjigje nga Gjykata. Edhe ky rast mund të përfundojë ngjashëm, pra pa asnjë zgjidhje apo efekt në praktikë” tha Azemi.

Avokati kërkon nga Gjykata e Gjilanit që të tregohet më efikase dhe më e ndërgjegjshme në punën e saj./rajonipress/