Hidromorava

Avokati: Dënim më të lehtë për Shaniun “pasi është shqiptar”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Nga ana juridike është e shpjegueshme që kur dikush që ka një prejardhje kulturore tjetër të marrë dënim më të butë se një zviceran, për veprën e njëjtë .

Vrasja e dyfishtë që shqiptari sot 60 vjeçar Shani S., e kishte kryer më 15 gusht të vitit 2011 në Pfäffikon të Cyrihut, tash, kur është duke rrjedhur gjykimi i tij, është vënë edhe njëherë në fokus të medieve zvicerane. Së fundi, avokati i të akuzuarit në një prononcim të tij të bërë për emisionin “10vor10” të televizionit publik ka dalë me një ide interesante.

Prejardhjen e të akuzuarit nga një qark kulturor që ndryshon nga ky i Zvicrës, avokati do ta përdorë si argument për të kërkuar rrethanë lehtësuese për dënimin e tij. Këtë do ta bëjë në pledoajenë që pala mbrojtëse do ta ketë të premten.

“Një gjë e tillë është krejtësisht legjitime nga këndvështrimi juridik”, ka thënë për 10vor10 një jurist i pyetur nga televizioni zviceran.

Uji Dea

Duke qenë se sipas të drejtës pozitive zvicerane, në vendimin gjyqësor duhet të merret parasysh edhe sfondi personal i të akuzuarit, atëherë edhe konsiderata për prejardhjen e tij kulturore është krejtësisht legjitime. Për këtë arsye nga ana juridike mund të jetë e shpjegueshme që kur dikush që ka një prejardhje kulturore tjetër të marrë dënim më të butë se një zviceran, për veprën e njëjtë penale, shkruan gazeta Zürcher Oberländer.

Por, ndryshe e sheh këtë çështje ndërmjetësuesja kulturore nga Winterthuri, Have Shala. Duke qenë kosovare, ajo nuk sheh në kulturën e vet të prejardhjes absolutisht kurrfarë arsyetimi për krimin (e pranuar nga ai) e të akuzuarit.

Vetëm një burrë i ligë e vret një grua, është mendimi më i shpeshtë sipas saj, i dëgjuar, edhe në rrethin e saj kulturor. Por, sipas Shalës, në këtë rast luan me siguri një rol të madh krenaria e shkelur prej burri, për faktin se e shoqja donte ta braktiste.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.