ARKATANA

Avokati Ben Emmerson kërkon lirimin e menjëhershëm të Kadri Veselit, reagon Prokuroria

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën e sotme paragjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë tha se Prokuroria e ka pranuar se nuk ka prova kundër klientit të tij, raporton Gazeta Express.

Avokati britanik tha se Prokuroria e kishte thënë këtë hapur.

“Prokuroria kanë thënë hapur se nuk ka prova kundër tij as për kryerje fizike të krimeve, as për bashkëkryerje, as për ndihmë dhe inkurajim, apo marrje pjesë në ndonjë mënyrë tjetër në këto krime”, tha Emmerson.

Ai shtoi se Veseli do të duhej të lirohej menjëherë me një vendim që e shpallë atë të pafajshëm.

Uji Dea

“Do të ishte e drejtë që Z. Veseli të tkhehej në shtëpi menjëherë dhe të jepej vendimi për pafajësinë e tij”, tha avokati Emmerson.

Në anën tjetër, një prokurore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se avokati i Veselit nuk po flet gjëra të sakta, ndërsa evotoi t’i kundërpërgjigjej atij direkt për çështjen e lirimit.

“Deklaratat e bëra nga Z. Emmerson qartësisht nuk janë të sakta”, tha prokurorja.

Ajo shtoi se mbrojtja po mundohet ta paraqes Prokurorinë si jo të gatshme për fillimin e procesit të gjykimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.