UBT

Avokatët, të punësuar edhe në universitete publike

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ligji për Avokatinë ua ndalon avokatëve ushtrimin e dy marrëdhënieve të rregullta të punës. Megjithatë, jo të gjithë avokatët aktivë e të licencuar në Kosovë i përmbahen kësaj.

“Koha Ditore” ka evidentuar disa prej tyre në Fakultetin Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina”. Këto raste, sipas njohësve të çështjeve ligjore, përbëjnë shkelje ligjore, të cilat nuk guxojnë të ndodhin sidomos nga ligjëruesit universitarë dhe avokatët.

United Hospital

Në uebfaqen e Fakultetit Juridik, Hamdi Podvorica, figuron si profesor i asociuar. Ai është edhe avokat i licencuar në Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK) që nga viti 2007. Po ashtu, edhe Dastid Pallaska listohet si asistent i rregullt në po këtë fakultet në uebfaqe, kurse si avokat i licencuar në OAK që nga viti 2010.

Ushtrimi i punës së tyre në universitet është konfirmuar nga Zyra për Informim e Rektoratit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.