ARKATANA

Avokatët: Arrestimi i Kurtit, i panevojshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arrestimi i deputetit të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, në orët e vona të së hënës, ka qenë i panevojshëm, sipas avokatëve në vend. Ata vlerësojnë se me faktin që Kurti nuk ka qenë duke ikur, arrestimi, apo ndalimi i tij, siç e quan Policia, nuk ka pasur arsye të ndodhë. Avokatët sqarojnë se ky rast ka mundur të procedohet më tutje vetëm duke shënuar se personi nuk do të japë deklaratë dhe pastaj t’i dërgohet prokurorit.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se arrestimi i Albin Kurtit është krejtësisht joligjor dhe i panevojshëm. “Vetë koha, apo momenti i arrestimit të tij në situatë tepër tensionuese dhe shpërthyese ka qenë krejtësisht i panevojshëm, i dëmshëm dhe me asnjë rezultat konkret”, ka deklaruar Gashi.

ARKATANA

Sipas tij, forma e vetme për të parandaluar përshkallëzimin e situatës ka qenë dërgimi i rastit në Prokurori pa intervistimin e Kurtit, thjesht duke shënuar se personi nuk do të japë deklaratë dhe pastaj i dërgohet Prokurorit.

“Sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale secili i dyshuar ka të drejtë të mos jap fare deklaratë për dyshime që mund të paraqiten ndaj tij, përveçse ka obligim që organet e ndjekjes, Policinë dhe prokurorin t’i njoftojë për identitetin e tij. Albin Kurti dihet kush është dhe rasti ka mund të shkojë në Prokurori pa asnjë deklaratë të tij”, ka vlerësuar më tej Gashi, duke thënë se nuk ka pasur asnjë rast të tillë, që të arrestohen zyrtarë të lartë shtetërorë për këso gjërash dhe atë në orët e vona të natës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.