Fundamenti

Avni Zogiani sulmohet fizikisht nga 30 huliganë romë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Aktivisti i shoqërisë civile, Avni Zogiani, sonte rreth orës 21:00 është sulmuar nga një grup huliganësh të komunitetit romë, të cilët e kanë goditur fizikisht dhe ia kanë dëmtuar veturën.

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e 8 qershorit, në një prononcim për Veriu.info tregon çfarë ka përjetuar në një rrugë në Fushë Kosovë, nga rreth 30 huliganë të komunitetit romë.

“Sonte rreth orës 21:00 derisa isha duke lëvizur me veturë, një grup prej 30 të rinjsh romë me kanë dalë në rrugë, me ç’rast kanë filluar ta godasin makinën time. Pastaj ma kanë hap derën dhe kanë filluar të më godasin edhe mua”, rrëfen Zogiani ngjarjen e rëndë të cilën e ka përjetuar.

United Hospital

Ai tregon se me derë hapur ka arritur të largohet nga aty, ku pastaj e ka lajmëruar edhe Policinë e Kosovës për dhunën e ushtruar ndaj tij.

“Policia më njoftoj se sot ky është rasti i tretë i kësaj natyre që ka ndodhur në atë rrugë, pasi që këta huliganë kishin shkaktuar edhe dy sulme më herët”, tregon Zogiani. /Veriu/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.