Avni Hajrullahu në krye të stacionit të autobusëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Avni Hajrullahu është zgjedhur drejtor i ri në Ndërmarrjen Publike Lokale Stacioni i Autobusëve. Për rajonipress Hajrullahu thotë se do të jetë i përkushtuar për të ofruar shërbime sa më cilësore për udhëtarët derisa thotë se tashmë kanë nisur edhe investimet e reja.

Bordi i drejtorëve të Ndërmarrjen Publike Lokale tashmë të quajtur si Stacioni i Autobusëve në Gjilan që kryesohet nga Hatixhe Daku ka zgjedhur për drejtor të ri Avni Hajrullahun në një konkurrencë prej 10 kandidatëve.

Hajrullahu thotë për rajonipress se synim të tij dhe të stafit që menaxhon ka që të ngris shërbimet sa më cilësore për udhëtarët dhe klientët e kësaj ndërmarrje publike. Sipas tij Stacioni i Autobusëve nuk ka probleme për pagat e 20 punëtorëve sepse tanimë është koha kur edhe përfitojmë nga sezoni turistik në destinacionet Ulqin – Durrës si dhe lidhjet ndërkombëtare.

Uji Dea

Hajrullahu tha se Stacioni i autobusëve ka rreth 44 operator dhe ka një funksionim të mirë të vijave edhe në fshatrat më të larta të brezit kufitarë.”Ne do t`i avancojmë këto vija dhe prioritet do ta kemi rregullimin e infrastrukturës në brendi të objektit ku ndodhet kompania duke filluar nga klimatizimi, ulëset e reja” etj.

Hajrullahu tha se ka gjetur një klimë të mirë të punës dhe po mundohet që të ndikojë në ngritjen e përgjegjësisë, disiplinës dhe zhvillimet tjera pozitive që lidhen me të ardhmen e ndërmarrjes./rajonipress/