Avni Behluli – skulptor modest që po e pushton botën me artin e tij joshës
Gjilan – Artistë janë njerëz të çuditshëm në botë. Ata jetojnë me ngjyra, vija, peizazhe, akuarele, kolazhe, kostalacione, por jetojnë edhe me artin e tyre të prezantuar para masës. Pse jo? Pra, janë njerëz më të veçantë se të tjerët. Janë frymorë që e hijeshojnë botën. E bëjnë hapësirën shumë joshëse dhe të adhuruar me artin e tyre piktural apo skulpturor. Andaj, kaherë kësaj rruge të artit është nisur Avni Behluli, skulptor dhe piktor gjilanas. Ky artist dallohet nga shumë të tjerë, sepse, ngërthen në vete një kulturë të veçantë të artit. E do shpirtërisht artin bukur. Jeton me gurë, gjips, beton, hekur e me “sende” të tjera.
Këto janë disa nga karakteristika të veçanta që i posedon ky piktor gjilanas i ardhur nga Breznica e Bujanocit. Pse jo? Kur bisedon njeriu me te, sikur ke përpara një artist dhe një urtak që flet e s’ndalet për artin e tij që adhurohet nga të gjithë në jetë. Thonë se, oborri i tij është i mbushur me shumë skulptura më të ndryshme nga arti. Aty (Avniu) e gjen qetësinë shpirtërore të tij, e cila qetësi është e lidhur me thellësinë e forttë të botës artistike. Pra, në oborrin e tij sheh drunj, gurë, gjips e metale të ndryshme, ku këto “sende” të forta, Avni Behluli i bën vepra jetësore për vete dhe për të tjerë.
“Po, shton Avniu, – unë e kam një botë interesante dhe të çuditshme, sepse nuk thuri vargje, as proza as ndonjë dokumentar publicistik, por me mjetet e mia të forta krijoj vepra jetësore për të gjithë. Këto vepra jetojnë gjatë, gjatë dhe marrin dhenë… Pra, me duar të forta gdhendi gurin, drurin, gjipsin, hekurin dhe, në këtë “lojë” arti, “zbuloj” figura të kërkuara që i pëlqej unë e të tjerët. Aty formësoj portrete të figurave tona atdhetare, por edhe bëj skulptura me kostalacione të ndryshme nga pjesët e e forta nga hekuri. Ia kam marrë “zanatin” që këto figura të dalin të skalitura mirë dhe pëlqehen nga shumë njerëzit të artit”. Kur i bëmë pyetje se a ka ftesa nga bota e jashtme që t’i ekspozojë punimet e tij nga arti, ai pa hezitim na tha se, edhe më parë, por edhe tash kam disa ftesa për të marrë pjesë nëpër ekspozita më të ndryshme të botës.
“Veprat e mia artistike sot gjenden nëpër shumë muze e galeri të ndryshme këtu në Kosovë dhe jashtë Kosovës, si: në Prishtinë,Tiranë, Split, Zvicër, Gjermani, Austri, Kanada, Itali, Maqedoni, Egjipt, Sllovaki, Sudan, Kore e vende të tjera të botës. Shih, me modesti po ju them se, për shkaqet financiare jam detyruar t’i anulojë disa simpoziumet. Sepse, puna ime e prezantuar me art, në Turqi, u ka rënë në sy shumë mediumeve pamore.
Andaj, një profesor, që ishte nga Nikozia, të cilin kurrë se kam parë, më ka ftuar në simpoziumin nga 10 gjer më 19 nëntor të këtij vendi. Unë këtë punë voluminoze arti e bëj me një fanatizëm dhe me përkushtim të denjë. Punën e bëj me dru, gipëz, hekur e sende tjera, por këto arte i punoj me vullnet e me shpirt dhe nuk kursej asgjë nga veti, vetëm që të realizohet bukur arti im skulpturor. Me një fjalë, unë dua të jem vetja dhe identiteti im prej artisti. Unë nuk punoj sa për të thënë se jam skulptor, por punoj me vullnete dhe me emocione për të shkrirë artin në vepra që më flejnë në shpirt e zemër. Kjo më pëlqen dhe ka vlerë jetëgjate”.
Ky është Avni Behluli, një piktor i heshtur, por entuziast i madh i punës skulpturore. Andaj, piktura e tij është një “vepër” jetësore. I tërë aktiviteti i tij nëpër simpoziume ndërkombëtare është si vijon: Turqi ( Alaqati) nga 1 – 7 maj 2017, mandej në Kosovë (Harilaq) nga 11- 17 qershor 2017, Itali (Santa Severina) nga 1- 15 korrik 2017 etj. Ndërsa, ky piktor patur edhe shumë ftesa tjera, të cilat i ka anuluar për shkaqe teknike (puna financat) etj., si bie fjala pata ftesë në: Qeki (Prade) nga 20-26. 05. 2017, në Moskë (Shen Petrsburg) nga 20-27.07 2017, në Greqi (Krete) nga 21- 26 09.2017 etj.
Siç mësuam nga Avni Behluli, ka për të marrë pjesë në Internacional Art, në Shqipëri, e ka nga data 8-14.9 2017. Por, shton ai se, deri në fund të vitit sigurisht se do të merr edhe ftesa tjera, por për t’i realizuar të gjitha këto vlera të artit, mungojnë mjetet financiare. Kështu, me datën 1 gusht do të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare në Itali – në qytetin Crotone, në Galerinë e qytetit me 4 piktura personale.
Avni Behluli, piktor gjilanas, gjer më tani ka marrë pjesë në shumë simpoziume të vendeve të botës, si në: Egjipt (Kairo – International Artists Residency) në Turqi (Stamboll International Art Simposium”, Tetovë, Gostivar, Shqipëri etj. Avni Behluli ka shumë ekspozita kolektive në këto vende: në Egjipt, Kukaj, Turqi, Louxembourg, Velipojë, Shkodër, Berat, Pejë, Bruksel, Maqedoni, Prishtinë, Viti, Luksemburg, Zvicër e mes të tjera. Pra, Avni Behluli, skulptor, po e pushton botën me pikturat e tij të adhuruara nga artdashësit e shumtë të botës. Pra, Avniu është artist i merituar i artit pamor e skulpturor!/tefik selimi/rajonipress/


