UBT

Avioni me 52 udhëtarë gjendet pas 60 vjetësh

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Alaskë – Më 22 nëntor të vitit të largët 1952, një avion transportues i aviacionit luftarak të SHBA-së, “Douglas 124-C“, i shfrytëzuar gjatë luftës në Kore, është rrëzuar diku në Alaskë dhe në kanë gjetur vdekjen 52 udhëtarë të cilët gjendeshin në bord.

Për shkak të kushteve të këqija klimatike, avioni kurrë nuk është gjetur, kurse familjarët e të vdekurve nuk dinin se ku i kishin të dashurit e tyre të varrosur. Kështu zgjati deri më 10 qershor të këtij viti, kur mbetjet e avionit të rrëzuar dhe të ushtarëve të vdekur nuk u gjetën në akullnajën Knik, diç më pak se 100 kilometra larg qytetit Anchorage në Alaskë.

Për zbulimin e varrezës së tyre në akullnajë meritat i takojnë ekuipazhit të helikopterit UH-60 “black howk” i gardës kombëtare të ushtrisë së Alaskës.

GRANDEMALL

Kapiteni i helikopterit tha se avioni ka qenë e mundur të identifikohet në bazë të materialit të gjetur në vendin rrëzimit të tij, që më pastaj është analizuar në laboratorin qendror për identifikim JPAC në Hawaii.

Në kohën e aksidentit shpëtimi i avionit dhe i udhëtarëve është penguar nga kushtet e këqija klimatike, kurse më pastaj autoritetet në Alaskë nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë vendin e aksidentit.

Avioni i rrëzuar në atë kohë ka qenë avioni më i madh transportues, i aftë të bartë 34 000 kilogramë ngarkesa të ndryshme, apo 200 udhëtarë nëpër ulëse në dy nivele të avionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.