Hidromorava

Aventura në Turqi zgjati vetëm pesë muaj, Ajeti pritet të zyrtarizohet te skuadra e re

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pesë muaj qëndrim, pesë ndeshje të zhvilluara në total 118 minuta lojë dhe vetëm një gol i realizuar.

Kjo ishte aventura e Albian Ajetit në futbollin turk me fanellën e skuadrës Gaziantep që tanimë ka ndarë rrugët.

Sulmuesi kosovar është larguar nga skuadra turke dhe tanimë është një lojtar i lirë që po kërkon një skuadër të re.

FIDANISHTJA

Por e ardhmja e tij duket se do të jetë sërish në Zvicër, pasi ish-skuadra e tij Basel po kërkon afrimin e sulmuesit.

26-vjeçari po synon të rikthehet në Zvicër për t’ia nisur nga fillimi karrierës së tij dhe për ta rikthyer formën e dikurshme pasi edhe para Gaziantepit karriera te Celtic nuk shkoi në mënyrën më të mirë.

Ish-reprezentuesi zviceran ka pasur formën më të mirë te Baseli, ku në 96 ndeshje realizoi 43 gola e asistoi në 21 të tjerë në dy periudha të ndryshme kohore.

Interesim për shërbimet e sulmuesi llapjan ka shprehur edhe Dinamo Bukureshti, megjithatë e ardhmja e tij pritet të jetë në Zvicër ku gjatë këtyre ditëve pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Baselit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.