RCCOLA

Avdullah Hoti: VV duhet të votojë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga deputetët e VV-së, që të ndryshojnë mendimin dhe të ratifikojnë marrëveshjen e Demarkcionit me Malin e Zi.

Avdullah Hoti, ka sqaruar se është votuar në sallë nga 62 deputetë që të shmanget rregullorja e Kuvendit, që t’i jepet një kohë e shpejt Komisionit për Politik të Jashtme që të ndryshoj tekstin e marrëveshjeve, dhe pastaj të sillet në seancë për të votuar.

KKVITI

“Derisa Komisioni për politik të Jashtme të ndryshojë tekstin e marrëveshjes së kaluar me atë që është arritur të shtunën, dmth të ndryshohet neni 3, edhe Vetëvendosje të bindet që kjo marrëveshje të ratifikohet dhe qytetarët të marrin vizat”, ka thënë Hoti për media.

Seanca e Kuvendit është në pauzë, derisa të rregullohet teksti i marrëveshjes./express/