Avdullah Hoti: Kosova do t’i kishte punët më mirë pa Haradinajn si kryeministër

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka përqeshur sjakshmërisht 100 ditëshin e punës si kryeministër të Ramush Haradinajt.
Hoti vlerësoi se kjo qeveri nuk ka arritur t’i plotësoj kushtet për heqjen e vizave, përderisa është kapur në një kauzë të rrejshme, siç e quajti ai demarkacionin.
“Kosova do ti kishte punët më mirë po të mos ishte kryeministër Ramush Haradinaj” deklaroi Avdullah Hoti.
Ai gjithashtu tha se LDK-ja nesër do të bëj të ditur se a do të bojkotoj apo jo seancën solemne ku presidenti Hashim Thaçi do të mbajë fjalim, njofton Klan Kosova.