ARKATANA

Avdullah Hoti kërkon zgjedhje të reja dhe heqjen e korrigjimit të kufijve nga bisedimet

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Udhëheqësi i deputetëve të LDK’së, Avdullah Hoti, ka kërkuar zgjedhje të reja të mirëorganizuara për të dalë nga kriza institucionale që ka përfshirë shtetin. Në një postim në Fb, ai ka këkruar edhe që tema e korrigjimit të kufijve të hiqet nga tryeza e bisedimeve me Serbinë.

“Si perfaqesues te qytetareve, duhet te gjejme rrugen qe, permes zgjedhjeve te lira dhe te organizuara si duhet t’i japim Kosoves nje qeveri stabile, me shumice te nevojshme e qe nuk mund te lekundet nga perfaqesuesit politik te serbeve per aq sa ata jane te ndikuar nga Beogradi”, ka shkruar Hoti, në një postim në FB.

UBT

Ai ka fajësuar Hashim Thaçin se ka futur dialogun me Serbinë në krizë duke folur për temën e korrigjimit të kufijve.

“Duhet sa me pare te nxjerrim dialogun nga qorrsokaku ku e ka futur Presidenti Thaci dhe mungesa e ushtrimit te pergjegjesise kushtetuese nga Kryeministri.Tema e korrigjimit te kufijve duhet urgjentisht te hiqet nga tavolina e dialogut dhe t’i pamundesohet cdo zyrtari te flase per kufijte. Ne kete drejtim, ne presim qe rezoluta te miratohet ne Kuvend dhe te gjitha partite shqiptare te tregojne kundershtimin e tyre per kete teme me veprime konkrete e jo vetem me fjale”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.