ARKATANA

Avdullah Hoti: Fjalimi i sotëm i Albin Kurtit lëndoi bashkëpunimin mes LDK’së dhe Vetëvendosjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, ka folur për raportet e Lidhjes Demokratike me Lëvizjen Vetëvendosje pas akuzave të Albin Kurtit gjatë seancës së sotme.

Hoti ka krahasuar Vetëvendosjen me PDK’në, përkatësisht fjalimet e liderëve të tyre, Albin Kurti e Kadri Veseli i ka quajtur të papranueshme dhe të padobishme për qytetarët. Sipas tij, PDK e Vetëvendosje po dëshmojnë se nuk kanë dallime mes vete.

Deputeti Hoti ka komentuar raportet e LDK’së me vetëvendosjen duke thënë se nuk kanë afërsi mes tyre dhe se për t’u arritur ndonjë marrëveshje, duhet kalojnë nëpër një sërë pikash ku programet e tyre nuk përputhën.

UBT

E a e pranon LDK Albin Kurtin për kryeministër? Udhëheqësi i koalicionit LAA që doli i treti në zgjedhje thotë se një Qeveri e denjë do të duhej të udhëhiqej vetë nga Lidhja Demokratike, dhe jo nga Vetëvendosje e PAN.

Për distancim me VV’në, Hoti ka përmendur dhunën që ky subject ka përdorur gjatë mandatit ta kaluar të qeverisë Mustafa si dhe lëndët e dërguara në Prokurori kundër Isa Mustafës.

“Fjalimi i Kurtit sot ka lënduar bashkëpunimin mes LDK’së dhe VV’së. Akuzat të paqena dhe fyerja e individëve të LDK’së, ka thënë se janë thyerje mes raporteve të tyre”, ka përfunduar Hoti në InfoMagazine. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.