RCCOLA

Avdil Ibioshi, heroi i ambientit të pastër dhe mirëmbajtës i kujdesshëm i hapësirave gjelbëruese

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Avdil Ibishi edhe pse është në karrocë, atë e gjen kudo nëpër qytetin e Gjilanit, po mbi të gjitha kujdeset për parkun e qytetit në qendër. Punon me shumë zell e përkushtim dhe pothuajse nuk ndalet kurrë gjatë orarit të punës, bashkë me shoqëruesin e tij Ismet Rushitin.

Avdil Ibishi jo vetëm që është hero në punën që e bënë, po edhe është i kujdesshëm në punën që e bënë me shumë përgjegjësi.
Ndonëse është në karrocë, ai ka insistuar vazhdimisht, që të jetë i punësuar dhe mos të kërkojë lëmoshë nga askush.

Avdilin e takon kudo në qendër, në vendet publike, ku ka gjelbërim e ambient të bukur. Ndoshta po të mos ishte ai dhe Ismet Rushiti, sot parku i qytetit do të zhdukej.

Mobi Casa


“Punën e bëjë vërtet me kënaqësi dhe angazhohem maksimalisht me kolegët e mi që të ruajmë çdo këndë dhe hapësirë gjelbërimi. Po mundohemi ta ruajmë dhe ta shpëtojmë parkun nga më e keqja” thotë Avdil Ibishi.

Ibishi vazhdimisht shoqërohet nga kolegu i tij Ismet Rashiti i cili gjithashtu është punëtor i dalluar.

“Po mundohemi ta bëjmë më të mirën për Gjilanin sepse pastërtia e një qyteti është edhe vet kultura e asaj shoqërie. Avdilin e shoqëroj kudo dhe jemi të mirëpritur nga qytetarët sepse na shohin duke punuar vazhdimisht” tha Rushiti./rajonipress/