FIDANISHTJA

Avdijajt nuk i vazhdohet kontrata, duhet të kërkojë klub të ri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Klubi skocez, Heart of Midlothian nuk e ka ndërmend t’ia vazhdojë kontratën futbollistit kosovar, i cili pëlqehet nga klubi portugez, SC Braga. Donis Avdijaj nuk po e gjen assesi qetësinë, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar nuk po bëhet rehat tash e sa vite.

Futbollisti ofanziv në muajin janar i ishte bashkuar klubit britanik, Heart of Midlothian, me të cilin kishte nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit.

Mirëpo, klubi skocez nuk e ka ndërmend t’ia vazhdojë kontratën përfaqësuesit kosovar, i cili gjatë verës do të jetë lojtar i lirë.

Mobi Casa

23 vjeçari me këtë rast nga tash do të jetë i lirë ta kërkojë një klub të ri.

Ai i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në ligë dhe dy në kupë me ekipin skocez para se të ndërpritej futbolli shkaku i pandemisë koronavirus.

Sipas mediave portugeze, SC Braga ka shprehur interesim për futbollistin e krahut të majtë.

Klubi portugez do të ishte i shtati në karrierën profesioniste të Avdijajt pas Schalkes, Sturmit, Rodas, Willem II, Trabzonsporit dhe Heartit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.