Eko Higjiena

Avdijaj vazhdon me formë të mirë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Avdijaj vazhdon me formë të mirë dhe gola te Roda, shënon në udhëtim ndaj Vitesses. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj ka vazhduar me formë të lartë dhe gola në kampionatin holandez, Eredivisie.

Skuadra e Avdijajt, Roda ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në udhëtimin e tyre te Vitesse në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Eredivisie.

Edhe në këtë takim sulmuesi i Kosovës arriti të lë shenjë duke shënuar golin e epërsisë 2-0 për Rodan.

Goli i Avdijajt erdhi pas një asistimi të mirë të Simon Gustafson në minutën e 70-të.

Fundamenti

Festa e Avdijajt pas golit të shënuar

Ky gol i shënuar nga sulmuesi i Kosovës vlen shumë për skuadrën e tij pasi i lë në garë për një vend që i shpëton nga rënia.

Me këtë gol, Avdijaj arrin në kuotën e tri golave për skuadrën e tij që nga huazimi në janar nga skuadra e madhe gjermane, Schalke.

Në anën tjetër, skuadra e tij, Roda gjendet në pozitën e 16-të me 27 pikë apo vetëm katër më pak se pozita që e shpëton nga rënie prej kategorisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.