Avdijaj super gol në fitoren e Sturmit
Sulmuesi i talentuar kosovar, Donis Avdijaj ia ka bërë sefte duke shënuar gol në kampionatin austriak.Talenti i madh i cili ka pranuar të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës duke refuzuar Gjermaninë, ka shënuar gol në fitoren 3-1 të Sturmit ndaj Admirës në kuadër të Bundesligës austriake, transmeton Telegrafi.
Avdijaj arriti të shënoj golin e epërsisë në këtë ndeshje në minutën e 28-të, pasi pranoi një top të mirë nga Stankoviq ai hyri në zonë dhe gjuajti bukur për ta mposhtur portierin mysafir.
Kujtojmë që Donisi është futbollisti shqiptar me klauzolën më të shtrenjtë, pasi skuadra që posedon kartonin e tij, Schalke 04 i ka vënë klauzolë prej 50 milionë eurove.
Ditë më parë 18-vjeçari deklaroi se dëshiron të luaj për Shqipërinë mirëpo ftesa atij nuk i shkoi nga kuqezinjtë duke pranuar tani të luaj për vendlindjen e tij Kosovën. /Telegrafi/


