Avdijaj shpërthen: Një gol dhe dy asiste në fitore
Donis Avdijaj vazhdon të tregojë vlerat që ka dhe se jo rastësisht Schalke 04, i ka vënë klauzolë prej 50 milionë euro.Sulmuesi kosovar i cili është i huazuar te skuadra austriake Sturm Graz, ka shpërthyer në ndeshjen ndaj Altach ku shënuan fitore 5-0.
Avdijaj tregoi se sa vlen, duke shënuar një gol në këtë takim dhe duke bërë dy asistime për bashkëlojtarët e tij.
Donisi shënoi golin e dytë në ndeshje në minutën e 45-të, ndërsa asistoi në golin e katërt dhe të pestë për Sturmin.
Talenti i madh kosovar qëndroi në fushë për gjatë 90 minutave duke treguar se është e ardhmja e futbollit shqiptar, ndërsa goli i shënuar në këtë takim ishte i treti në Bundesligën austriake. /Telegrafi/


