Avdijaj rikthehet te Schalke?
Donis Avdijaj si duket nuk do të luaj edhe për një vit tjetër në kampionatin austriak.Talenti i madh shqiptar i cili është i huazuar nga gjiganti gjerman Schalke 04 tek skuadra austriake Sturm Graz për dy vite, ka shkëlqyer në fanellën e këtyre të fundit duke shënuar dhe asistuar në Bundesligën austriake.
Edhe pse marrëveshja e huazimit është për dy vite, si duket gjermanët i kanë rënë pishman dhe duan ta rikthejnë në skuadër yllin kosovar.
Në 16 paraqitje këtë edicion me Sturmin, Avdijaj ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhuruar pesë asistime për shokët e skuadrës, transmeton Telegrafi.
Në marrëveshjen mes dy skuadrave është mundësia e rikthimit të Donisit në klubin e Schalkes i cili duhet t’i paguaj austriakëve një shumë të vogël të parave për istogasin.
18-vjeçari Avdijaj në rast qëndrimi në Sturm do të ketë mundësinë të luaj në Ligën e Evropës, njësoj siç do të bëjë edhe me Schalken nëse kthehet në ‘Gelsekierchen’. /Telegrafi/


