Avdijaj po impresionon me angazhimin te Trabzonspori

Donis Avdijaj ditë më parë ka zyrtarizimin te një ndër katër klubet më të mëdha të ligës elitare të Turqisë.

Reprezentuesi i Kosovës, Avdijaj ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për tri të tjera me Trabzonsporin.

Futbollisti po raportohet se trajneri Unal Karaman është i impresionuar me angazhimin dhe paraqitjet e sulmuesit në fazën para sezonale.

“Donis Avdijaj që iu bashkua Trabzonsporit me shpresa të mëdha, por edhe me dyshime për shkak të sjelljeve të tij në të shkuarën, menjëherë ka shfaqur talentin e tij të jashtëzakonshëm”, shkruan ndër të tjerash gazeta sportive, Fanatik.

Më tutje thuhet se 22-vjeçari ka treguar edhe sjellje shembullore duke marrë parasysh të kaluarën e trazuar të lojtarit te Schalke 04 dhe klubet e tjera evropiane.

Ndryshe, Donisi pritet që të jetë në bankën rezervë dhe nga aty do të kërkojë formacionin startues të gjashtë herë kampionit turk. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).