Avdijaj “ia shkel” 160 kmh në zonën e banuar, pëson aksident
Super talenti shqiptar që luan për Schalke-n e bundesligës gjermane, Donis Avdijaj 18 vjeçar, duket se është përfshirë në një aksident trafiku. Në të vërtetë ai me mercedesin e tij luksoz SL 63 AMG V8 Biturbo është lëshuar në garë ilegale shpejtësie kundër një shoferi me lambhorgini nëpër rrugët e qytetit Essen.
Ata po garonin duke zhvilluar shpejtësinë prej 160 kilometrash në orë në zonën ku lejohet vetëm 50 kmh. Të dyja makinat kanë pësuar dëme të mëdha ndërsa shoferët kanë shpëtuar pa lëndime. Siç shkruajnë mediet gjermane, bashkë me Donisin në makinë ka qenë edhe babai i tij, Dema.
Donis Avdijaj ka kontratë me Shchalke-n deri në vitin 2019. Sipas klauzolës, ai mund ta lëshojë këtë klub vetëm në këmbim të 48 milionë eurove.
albinfo.ch


