Fundamenti

Avancohet Orkestra Frymore e FSK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë të Kosovës, ka thuajse dhjetë vjet që është themeluar, por vetëm tani është bërë gati për marshin e parë.

“Deri më tani, ata kanë interpretuar vetëm në vend. Prej tash do të fillojnë edhe me marshime”, shpjegon Ilaz Koci, koordinator për Orkestrën Frymore të FSK-së.

Shkumbin Bajraktari, përgjegjës për Orkestrën Frymore të FSK-së, ka rrëfyer për mënyrën se si është zhvilluar ajo.

Mobi Casa

“Fillimet e kësaj orkestre janë prej vitit 2003, kur ushtria ka funksionuar si TMK. Gjatë asaj periudhe ka pasur vështirësi të shumta financiare dhe organizative. Por, me funksionalizimin e FSK-së, është punuar të ketë rregull, veprimtari dhe financim më të mirë për këtë orkestër”, ka thënë Bajraktari.

Ai ka rrëfyer se orkestra që përcjell me nota muzikore ceremonitë më të rëndësishme për shtetin, kishte zënë fill me vetëm trembëdhjetë anëtarë. Por me kalimin e viteve, numri i tyre është shtuar.

“Tani kemi arritur t’i kemi 32 anëtarë. Ndërsa, gjatë janarit do të shpallet një konkurs që të pranohen edhe tetë anëtarë të rinj, që të bëhemi katërdhjetë”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.