Fundamenti

Avancohet Alban Ramushi, merr detyrën e zv.drejtorit në vijën e gjelbërtë kufitare

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Majori Alban Ramushi i cili ishte komandant i stacionit policor në Gjilan është caktuar zëvendës drejtor në vijën e gjelbërtë kufitare. Jo zyrtarisht është konfirmuar edhe nga policia e Gjilanit për pozitën e re të Alban Ramushit.

Burime e Rajonipress mësojnë se Alban Ramushi do të kryej detyrën e re në pozitën e zëvendës drejtorit në vijën e gjelbërtë kufitare.

Uji Dea

Alban Ramushi ka kryer detyrën e komandantit të stacionit policor në Gjilan ndërsa ky avancim i tij vjen në kohën kur problemet në veri dhe në zonat tjera kufitare kërkojnë polic profesionist dhe me përvojë për tu përballuar me sfidat kufitare./rajonipress/