UBT

Avancimi politik i gruas në Gjilan, meritë e kryetarit Haziri‏

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në seminarin e organizuar nga organizata nacionale “lobi për barazi gjinore” në Shqipëri, kanë marrë pjesë gratë përfaqësuese të 26 Komunave të Kosovës, e me këtë rast edhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesuesen e Grupit Joformal të Gruas, Rina Ahmeti si dhe drejtoresha e OJQ “Psikoterapeutet ne Veprim” Sevdie Musliu.

Ky seminar kishte temë diskutimi “Kriteret të cilat duhet të plotësohen që Kosova, të anëtarësohet në BE”, ku të gjitha përfaqësueset nga Komunat e Kosovës kanë dhënë kontribut të çmuar me diskutimet e tyre gjatë këtij debati si dhe të arriturat në përmirësimin e pozitës së gruas në vendimmarrje.

Me këtë rast ndër të tjerash kryesuesja e Kuvendit Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se të arriturat në Komunën e Gjilanit në këtë drejtim janë evidente në barazinë gjinore.

Hidromorava

“Në Komunën e Gjilanit arriturat janë evidente në fushën e barazisë gjinore si dhe përfshirjen e mbi 500 zonjave gjilanase në rrjetin lobues, çka ka ngjallur interesimin e jashtëzakonshëm të përfaqësuesve të Komunave të Kosovës”, ka thënë ndër të tjerash Bunjaku-Rexhepi.

Ajo këto merita në avancimin e femrës, ia dedikoi angazhimit dhe mbështetjes së madhe të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili sipas saj çdo herë prinë në përkrahje të nismave të mira që janë në interes të qytetarëve.

Ndryshe, organizatorët e Lobit për Barazi Gjinore, takimin e radhës vendosën që ta mbajnë në Gjilan, pasi që Komuna e Gjilanit, u vlerësua më e suksesshmja në të arriturat e performancës së gruas, krahasuar me Komunat tjera të Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.