FIDANISHTJA

Ava Max, një tjetër shqiptare e suksesshme në botën e muzikës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja amerikane me prindër nga Shqipëria, Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, e cila vazhdon të jetë prej disa javësh në vendin e parë në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në gjithë Evropën, e cila së fundmi është në majë të top listës amerikane me hitin e saj “Sweet But Psycho”, në një intervistë për mediat londineze ka treguar udhëtimin e saj drejt suksesit.

“Nuk ka qenë aspak e lehtë. Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria në fillim të viteve ’90 dhe përfunduan duke jetuar në një kishë në Paris. Më pas u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara, ku dhe u linda unë. Prindërit e mi shiten shtëpinë në Wisconsin për t’u zhvendosur në Los Anxhelos, por edhe atje zhgënjimi ishte shumë i madh. Pas shumë përpjekjesh, vendosa lidhjet me producentin Circuit, i cili ka realizuar hitet e Rihanës apo The Weeknd etj., i cili vendosi të kujdeset për karrierën time muzikore”, shprehet Ava Max.

24-vjeçarja ka deklaruar se edhe përse ka lindur në Shtetet e Bashkuara, ajo është krenare për origjinën e saj.

Mobi Casa

“Jam 100 për qind shqiptare. Dëshiroj të ndihmoj familjen time, miqtë e mi dhe njerëzit në përgjithësi dhe dua të kontribuoj për komunitetin shqiptar kudo që të jem. Do të ishte e jashtëzakonshme që të mbaj një koncert bamirësie atje. Është me shumë rëndësi për mua që të kontribuoj për komunitetin shqiptar”, ka thënë ajo.

https://www.albinfo.ch/ava-max-nje-tjeter-shqiptare-e-suksesshme-ne-boten-e-muzikes

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.