UBT

Autostradat qorre

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mënyra se si është projektuar dhe ndërtuar autostrada “Ibrahim Rugova” ka qenë e mbrapsht dhe si e tillë lë shumë hapësirë për keqpërdorime.

Ky është vlerësimi i Vullnet Palloshit, që ka qenë drejtor i rrugëve në vitet ‘80, ndërsa tash është ligjërues në Universitetin e Tetovës, i cili thotë se këto autostrada janë qorre që janë ndërtuar nga Qeveria e Kosovës, e të cilat nuk kanë dalje në korridoret panevropiane, shkruan sot Koha Ditore.

“Dështimet për realizimin e idesë për autostradë në Kosovë u bënë qysh në fazën e parë kur u formulua detyra projektuese me shumë mangësi dhe e paqartë pa dokumentacion bazik të mirëfilltë, pa analiza me variantet dhe nënvariantet të shumta pa strategji të qartë për pikat hyrëse dhe dalëse nga shteti, pa harmonizim me planet hapësinore afatgjatë, pa vizion në koneksionet e korridoreve evropiane, më shumë ndryshime gjatë ndërtimit që sigurisht edhe ndikuan në çmimin përfundimtar”, ka vlerësuar Palloshi.

Palloshi ka folur edhe për cilësinë e rrugëve magjistrale dhe atyre lokale, por edhe lëshimet që janë bërë gjatë fazës së projektimeve.

Uji Dea

“Sipas standardeve, numri është 80 viktima në 1 milion banor në vit, kurse në Kosovë është gati 2 herë më i lartë”, ka thënë ai.

Po ashtu ka treguar se çfarë duhet të bëjnë tani institucionet e vendit që të sanohen gabimet që janë bërë.

Në fillim ka treguar edhe për analizat, projektet dhe ndërtimet e rrugëve që janë bërë në vitet ‘80, që, sipas tij, ishte lulëzimi infrastrukturor i Kosovës që u pasua në vitet ‘90 më rrënim total të atij bazamenti.