ARKATANA

Autostrada rrit numrin e të punësuarve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nuk dihet ende se sa punëtorë vendorë do të angazhohen në projektin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, e emërtuar Arbër Xhaferi”. Zyrtarë të kompanisë Bechtel-Enka, e cila tashmë ka filluar ndërtimin e saj, thonë se objektiv i tyre është që numri i të punësuarve lokalë të jetë sa më i madh.

Ndërkohë sindikalistët kërkojnë nga të gjithë ata që krijojnë marrëdhënie pune, të kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre, në përputhje me ligjet në fuqi.

Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit apo rruga 6, e emërtuar “Arbër Xhaferi”, pritet të ndikojë pozitivisht në aspektin e punësimit. Zëdhënësja e kompanisë Bechtel-Enka, Ela Ruçi, thotë për Radio Kosovën se në këtë projekt do të angazhohet një numër i madh i punëtorëve lokalë, që tashmë janë në fazën e trajnimit dhe rekrutimit.

“Projektet për ndërtimin e autostradave të tilla janë sezonale, pra puna është sezonale, sezoni i dimrit është më pak, kurse ai i verës më shumë. Ajo që mund të premtoj apo të garantoj tani është që angazhimi jonë është që numri i personelit lokal të jetë sa më i madh”, thotë Ruçi.

Përfaqësuesit e punëtorëve mirëpresin fillimin e autostradës dhe punësimin e punëtorëve në këtë projekt që do të zgjasë rreth tre vjet e gjysmë. Por nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Alush Sejdiu, ua tërheq vërejtjen atyre që do të punësohen, që të kenë kujdes gjatë nënshkrimit të kontratave.

“Ne i kishim lutë të gjithë ata që punësohen dhe krijojnë marrëdhënie pune me kompaninë, t’i kërkojnë të drejtat e tyre dhe të kenë kujdes gjatë nënshkrimit të kontratave, në mënyrë që ne edhe si sindikatë dhe përfaqësues të punëtorëve të kemi mundësinë e monitorimit dhe të përkujdesemi për nivelin e zbatimit të kontratës së punës”, thotë Sejdiu.

Uji Dea

Gjatë ndërtimit të autostradës Prishtinë-Vërmicë, ishin angazhuar rreth 3 mijë punëtorë lokalë. Shumë sish ishin ankuar për kushtet e vështira të punës, për lëndime në punë, orarin e stërzgjatur, pagesën e ultë për orë pune etj. Por zëdhënësja e Bechtel Enkës, Ela Ruçi hedh poshtë këto ankesa.

“Sigurisht se puna është me orë të zgjatura sepse ndërtimi është i tillë. Të gjitha orët e zgjatura nga kompania paguhen sipas ligjeve të Kosovës me koston mbi 50 për qind për orët ekstra”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, Alush Sejdiu nga BSPK rekomandon që punëtorët e autostradës së re të organizohen në një sindikatë që do të adresonte të gjitha shkeljet e mundshme.

“I lusim ata që të kenë organizim sindikal, përndryshe do ta kemi tepër të vështirë të bëjmë ndonjë monitorim. Kjo nuk duhet t’i frikësojë, këtë ua mundëson ligji i punës, ligji mbi sigurimin sindikal dhe së fundmi edhe marrëveshja kolektive”, shton ai.

Ndërtimet në autostradën Prishtinë Hani i Elezit nisën më 3 korrik. Gjatësia e autostradës do të jetë rreth 60 kilometra, punimet në të do të zgjasin 42 muaj, kurse kostoja është paraparë të jetë rreth 600 milionë euro. /express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.