RCCOLA

Autostrada Prishtinë – Medvegjë do bëhet realitet me ndihmën e Federatës gjithëshqiptare “Vatra” në SHBA

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Aurora Velaj – Kryetari i Federatës PanShqiptare “Vatra”, Elmi Berisha në vizitën e tij në Medvegjë, të mërkurën premton se do të lobojë në Amerikë për bëjnë realitet të Rrugës Prishtinë- Medvegjë.

Autostrada Prishtinë- Medvegjë që do të jetë degëzim i Korridorit të 10-të, është një projekt që ka ngelur i papërfunduar prej vitesh dhe do fillojë të zbatohet së shpejti.

Kryetari i Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik (AFEDS) Muharrem Salihu thotë së ky lajm vërtet do ta ndryshojë pozitën e shqiptarëve në Medvegjë.

“Kjo autostradë do u mundësojë medvegjasve kthimin në shtëpitë e tyre, ajo do ju mundësojë gjallërinë, ajo do ju mundësojë jetën, ajo do u jep një lloj sigurie, e cila u ka munguar deri më tani. Kjo rrugë do t’i jepte dritë Medvegjës dhe do ta nxirrte nga getoja që është tani.”

Gjatë kësaj vizite në Medvegjë, Ilmi Berisha ka bërë takime me kryetarin e AFEDS, Muharrem Salihu, i cili i ka kërkuar Berishës të ndihmojë në jetësimin e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 qoftë edhe përmes një bashkësie të komunave të përkohshme.

Më pas, Ilmi Berisha ka vizituar fabrikën e Salihut të përpunimit të çorapëve në Medvegjë.

Vizita e tij ka vazhduar në disa fshatra shqiptare.
Ai ka vizituar edhe vendlindjen e Xhim Xhemës në fshatin Tupallë, më pas ka vizituar fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Gjylekreshtë dhe ka përfunduar itinerarin me vizitën në Zyrën e Këshillit Nacional, në Medvegjë.

Fundamenti

Aty është takuar me deputetin e vetëm shqiptarë në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, me kryetarin e Këshillit Nacional, Ragmi Mustafën e përfaqësues të tjerë, të cilët kanë kërkuar ndihmë për realizimin e Planit Shtatë-Pikëshit, një plan që është zvarritur nga qeveria serbe prej shumë vitesh tashmë. “Po, ne jemi shumë të interesuar të intensifikojmë lobimin për çështjen e Luginës së Preshevës në SHBA dhe shohim si partner Vatrën.” thotë Ragmi Mustafa.

Por kjo vizitë është shoqëruar edhe me mesazhe inkurajuese.
Përveç çështjeve të të drejtave të njeriut dhe pozitave të shqiptarëve në Serbi, Berisha ka premtuar një përkushtim të madh edhe për zhvillimin ekonomik të këtyre krahinave shqiptare.
“Mesazhet e tij janë që tani ka ardhur radha që të zgjidhet çështja jonë, pas zgjidhjes së Kosovës e cila është në përfundim e sipër, thotë Salihu.

Në rend dite është problem i shqiptarëve në Serbi dhe këtu mesa duket Xhim Xhema dëshiron të investojë vërtet për vendlindjen e tij sepse ai po dedikohet shumë Medvegjës, vazhdon Salihu.

Pra, lobimi do përqendrohet për shqiptarët në Serbi për tre komunat, por në veçanti për Medvegjën, që do të ngrihet në nivelin e merituar si dy komunat e tjera dhe të bëhet një zgjidhje e përhershme në paketë në të njëjtën pozitë me dy komuat e tjera duke përfshirë edhe kthimin e adresave të pasivizuara”.

Kjo është vizita e parë që një përfaqësues i Federatës gjithëshqiptare “Vatra” me qendër në Amerikë, bën në komunat me shumicë shqiptare në Serbi.
“Kjo vizitë me thënë është historike, është pak, -thotë Muharrem Salihu, kryetari i Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik (AFEDS) sepse Lëvizja “Vatra” përgjatë 110 viteve të ekzistencë së saj, nuk ka dërguar asnjëherë asnjë përfaqësues në trojet e saj, në Serbi.

Dhe kjo vizitë nga vetë kryetari i kësaj lëvizje, përbën një inkurajim të madh.”- Përfundon Muharrem Salihu./rajonipress/