GRANDEMALL

Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit do të quhet “Arbën Xhaferi”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nisi ndërtimi i autostradës Prishtinë- Hani i Elezit, pagëzohet “Arbën Xhaferi”

Fushë Kosovë – Ka nisur ndërtimi i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit. Siç ishte paralajmëruar, në Uglar, afër Fushë-Kosovës, ky akt ka nisur me ceremoni dhe në prani të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, zv. kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, ambasadores së ShBA në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës.

Ra në sy mungesa e përfaqësuesve të opozitës, aktualisht të bashkuar në një bllok për të marrë qeverisjen e vendit, e cila ka kundërshtuar ndërtimin e këtij objekti, si joracional për mundësitë e vendit.

Ambasadorja e ShBA në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, e ftuar që të marrë fjalën në këtë ceremoni haptas refuzoi, pa dhënë sqarime se pse e bënte këtë gjë.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri Thaçi bëri të ditur se kjo autostradë do të pagëzohet me emrin e politikanit nga më të shquarit të hapësirave shqiptare, Arbën Xhaferit.

Uji Dea

“Rruga 6 do të lidhë kombet e dy vendeve, të Kosovës e të Maqedonisë” , u tha me këtë rast. “Ajo do të lehtësojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve në të dy anët e kufirit, por edhe të tjerëve në rajon”, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi.

“Projekti i autostradës Prishtinë-Shkup është projekti më madhor i ynë që hynë në kuadër të pikave prej më të rëndësishme që kemi prezantuar në Misionin e Ri, para qytetare të republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Kjo autostradë parashihet të kryhet brenda 42 muajsh nga dita e sotshme dhe do të kushtojë 600 milionë euro.
Ndërtimi i Rrugës 6, që deri në kufirin me Maqedonin është rreth 55 kilometra, iu ka besuar kompanisë turko-amerikane, Bechtel-Enka, e cila ka ndërtuar edhe autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka thënë para të pranishmëve se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është një projekt madhor i Qeverisë Thaçi.
“Po vazhdojmë historinë e suksesit në Kosovë. Vetëm disa muaj më herët përfunduam rrugën e 7, Autostradën e Kombit. Sot po fillojmë autostradën e re, projekt madhor për Kosovën dhe më gjerë”, ka thënë ai.
©KOHA.net
———————————————————
Ndonëse ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit në kontratën me konsorciumin amerikano-turk, Bechtel & Enka zyrtarisht quhet “Rruga 6”, mirëpo kryeministri në largim Hashim Thaçi ka vendosur që autostrada e re të quhet “Arbën Xhaferi”./Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.