FITORJA

Autostrada Prishtinë-Gjilan, Aliu: Premtimi i Kurtit ishte gabim, u vu në lajthitje nga raportimet e ministrisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

Aliu sqaroi se vetë ministria kishte gabuar në raportimet e saj, duke krijuar një keqkuptim të situatës.

Ai gjithashtu ka theksuar se viti 2022 kishte qenë jashtëzakonisht i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila shkaktoi ndryshime të mëdha në çmime.

Hidromorava

Po ashtu, projekti sipas saj, kishte hasur sfida edhe gjatë periudhës së pandemisë, që ndikuan në vonesat e punimeve.

“Tek zotimi i Kurtit se autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet dhe hapet këtë vit, ka qenë bile 28 nëntor, ka qenë një gabim, ka qenë gabim që është premtuar, sepse është vënë në lajthitje kryeministri nga vetë ne si ministri të themi për shkak se i është besuar situatës raportimit të përqindjes së fundit që janë. Viti 2022 ka qenë vit jashtëzakonisht i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndryshimit të madh të çmimeve.”, ka deklaruar ai në RTVD.

Sipas Aliut, megjithë vështirësitë, zgjidhjet janë duke u gjetur dhe projekti po përparon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.