UBT

Autostrada “Ibrahim Rugova” ende nuk ka drita

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe ato drita dhe stabilimente ndriçimi që ishin vendosur, një pjesë janë vjedhur. Deri më tani Policia ka arrestuar disa persona për vjedhjen e instalimeve elektrike dhe rrethojave të autostradës, kurse në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas të Shqipërisë. Ndryshe si pasojë e mungesë së ndriçimit në autostradë, janë duke u rritur aksidentet. Policia e Kosovës, ndërkohë ka shtuar patrullimet për të shmangur këto aksidente.

Autostrada “Ibrahim Rugova” ka mbetur pa ndriçim, pasi janë vjedhur kabllot elektrike. Vjedhjet në autostradë janë konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili thotë për Radio Kosovën se Policia vazhdon të jetë prezentë me njësitet e saj policore duke patrulluar në autostradë më qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimin e veprave penale siç janë edhe vjedhjet e instalimeve elektrike.

Deri më tani ajo ka arrestuar disa persona për vjedhjen e instalimeve elektrike në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ndërkaq në mesin e të arrestuarve për vjedhje ka edhe shtetas të Shqipërisë, thotë Baki Kelani.

“Edhe nga viti i kaluar, por edhe këtë vit policia ka arrestuar disa persona që kanë vjedhur instalimet elektrike ne autostradë”, theksoi ai.

Eco Higjiena

Eksperti i komunikacionit nga Kolegji Tempulli, Flamur Salihu, thotë se problemet në rrugët magjistrale dhe në autostradë nuk janë të vogla, kurse ndriçimi është pjesë kryesore e rritjes së sigurisë në komunikacion, sidomos gjatë natës.

Vjedhjet e instalimeve elektrike në autostradë edhe me tutje nuk kanë të ndalur. Përveç kabllove të ndriçimit janë vjedhur edhe rrethojat që bëjnë autostradën e tipit të mbyllur, duke vënë kështu në rrezik jetën e pjesëmarrësve në trafik.

Rreth kësaj çështje, zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës nuk duan të deklarohen. Përkundër përpjekjeve tona për ti kontaktuar ata me anë të telefonit dhe postes elektronike, ata kanë zgjedhur heshtjen karshi këtij problemi./RTK/.