ARKATANA

Autostrada i ‘hëngri’ 125 milionë euro

/ 2 minuta lexim
HW

Projekti i dytë më i madh infrastrukutoror në Kosovë. Projekti Prishtinë-Hani i Elezit kushton 600 milionë euro

Burime nga Ministria e Infrastrukturës kanë njoftuar në kushte anonimiteti për gazetën se po të kishte më shumë para në fondet e buxhetit dhe të Qeverisë së Kosovës punët e kompanisë turko-amerikane do të përshpejtoheshin shumë më tepër, e mbase punimet e tyre do të mund të kryheshin deri në fund të vitit 2016

Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturë që janë mbikëqyrës të rrjedhës së punimeve të deritashme që kanë filluar para 15 muajsh dhe që janë bërë në autostradën “Arbën Xhaferi”, që do ta lidhë Kosovën me Maqedoninë, tregojnë se deri tash janë hapur 25.5 km trase të autostradës Prishtinë-Shkup, kurse mësohet se janë asfaltuar 8 km rrugë.

Hidromorava

Ndërkaq, bëhet e ditur se vlera totale e pagesave deri më tani është 125 milionë e 374 mijë euro, kurse vlera e tërë projektit është afro 600 milion euro.

Zyrtari i lartë për Informim në Ministrinë e Infrastrukturës, Mustafë Statofci, ka sqaruar se drejtimi rrugor 6, në kuadër të rrjetit të Transportit të Evropës Juglindore, e cila lidh korridoret III dhe X në Maqedoni me Prishtinën, ka një rëndësi të veçantë ekonomike për Kosovën dhe rajonin, duke i integruar kryeqytetet e rajonit dhe qendrat ekonomike në rrjetin rajonal të transportit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.