Autostrada i “ha” 800 milionë

630 milionë euro janë paguar deri tash për autostradën “Ibrahim Rugova”. Deri më tani në qarkullim janë lëshuar 60.4 kilometra, ndërsa deri në fund të këtij viti, kur edhe do të përfundojë ky projekt, kanë mbetur edhe 40 kilometra të tjerë, shkruan KosovaSot.
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës deri tani i ka paguar mbi 630 milionë euro për ndërtimin e autostradës së kombit “Ibrahim Rugova”.
Në total, sipas zyrtarëve të MTI-së, autostrada do të kushtojë 800 milionë euro. Kanë mbetur edhe pak muaj, kur ku projekt do të përfundojë në tërësi./Indeksonline/