Eko Higjiena

Autostrada Gjilan – Bujanoc arterie për kthim

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ekziston embargo ndaj produkteve shqiptare varësisht prej nga duan të importohen drejtë Serbisë. Madje edhe për vetë shqiptarët që jetojnë në Serbi ekziston embargo e heshtur ku produktet e tyre mund ti shesin vetëm brenda komunitetit shqiptarë e jo në krejt Serbinë. Ky është një treg i vogël e prodhuesit shqiptarë atje kanë mundësi të prodhojnë shumë dhe ju duhet një treg më i gjerë.

Nëse mendojnë të drejtohen drejtë Kosovës ose Shqipërisë, vështirësitë e rrugës, pikë kalimi kufitar i large, i bënë që ata të mos mundohen me i sjellë në Kosovë apo drejtë Shqipërisë. Ne kemi zhvilluar takime me biznesmenë të njohur në Kosovë ku kemi kërkuar prej tyre që të ju ofrohet në marketet e super marketet e tyre vend edhe produkteve të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci e Medvegja.

Për këta qytetarë që jetojnë në Serbi dhe nuk mund të eksportojnë produkte bionatyrale në vende si Kosova e Shqipëria, pengesa më e madhe është infrastruktura rrugore dhe pikë kalimi kufitar. Me nismën e ndërtimit të autostradës Gjilan-Bujanoc, ne mendojmë se është një arterie për kthim në dy kuptime; kthim drejtë vëmendjes ndaj shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe njëherit kthim i shqiptarëve që janë dëbuar nga vatrat e tyre të kthehen dhe të investojnë në tokat e tyre, të ndërtojnë vikendica, qelin ferma dhe të investojnë në Bujqësi. Zona prej nga janë dëbuar gjatë luftës, është një zonë me 1300 metra lartësi mbidetare.

Uji Dea

Qyteti më i afërt është 10 km larg, që do të thotë se produktet aty nuk i ekspozohen asnjë elementi shkatërrues apo ndotës. Produktet aty janë 100 % bionatyral për të cilat sot të gjitha vendet kanë nevojë. Autostrada është një shpresë për biznesmenët shqiptarë që kanë investuar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që produktet e tyre të mund të shiten edhe në Kosovë dhe Shqipëri si dhe vendet tjera të Ballkanit. Poashtu edhe qytetarët që tashmë kemi ndërtuar jetë në Kosovë, nëse do ta kemi autostradën Gjilan-Bujanoc nuk kemi pse mos të investojmë në vatërat tona prej të cilave jemi dëbuar gjatë luftës së vitit 1999-të.

Nëse nuk kthehen njerëzit të investojnë së paku në Bujqësi, fshatrat prej nga janë dëbuar do të kthehen në zona të pabanuara ku edhe shteti Serb nuk do të heziton ti kthejë si prona shtetërore, e në një të ardhme si park nacional për bukurinë që kanë.

Autostrada përveç pikave që përmendëm, njëherit është urëlidhëse mes një populli të ndarë padrejtësisht. Bashkëpunimi mes Shqiptarëve nga Kosova dhe Presheva, Bujanoci e Medvegja, do të jetë më i thellë e më produktivë thuhet në reagimin e lëvizjes Vatra./rajonipress/