Eko Higjiena

Autostrada drejt Dheut të Bardhë i gëzon shqiptarët e Luginës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Autoudha, Prishtinë-Gjilan-Konçul e promovuar një ditë më parë, është pritur me shumë entuziazëm nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sipas tyre, kjo rrugë e ka rëndësinë e madhe për ta, aq sa ka Rruga e Kombit për Kosovën.

Shqipe Rexhepi ka disa vjet që është martuar në Bujanoc. Lajmin për nisjen e autoudhës Prishtinë – Konçul e ka pritur me mjaft gëzim.

ARKATANA

Autoudha Prishtinë-Konçul, sipas të parit të Komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi, ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kamberi vlerëson se kjo rrugë për shqiptarët e Luginës është njëjtë, sikurse Rruga e Kombit për shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ndjen keqardhje për mospraninë e tij në inaugurimin e projektit, por fajtor për këtë ishin procedurat burokratike të postës së Serbisë, të cilat tek sot ia kishin sjellë ftesën e Qeverisë së Kosovës.

Ilir Sadriu, nënkryetar i PDSH-së, vlerëson së rruga Prishtinë – Konçul do t’i forcojë lidhjet shpirtërore mes Luginës dhe Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.