GRANDEMALL

Autorja shqiptare në toplistën e romaneve gjermane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Që me romanin e saj të parë “Das albanische Öl oder Mord auf der Straße des Nordens” (Nafta shqiptare ose vrasja në rrugën e veriut) Anila Wilms ka zënë vend në listën e romaneve më të mira kriminalistike të revistës prestigjioze gjermane “Die Zeit”, Autorja shqiptare në toplistën e romaneve gjermanegjegjësisht në “KrimiZEIT-Bestenliste”.

Më 19 mars në një bashkëbisedim me botuesin Rainer Nitsche, shkrimtarja e lindur në Tiranë Anila Wilms bën një hyrje në librin që bën fjalë për Shqipërinë e vitit 1924.

Një rrëfim i krisur i cili ka ndodhur me të vërtetë dhe që ka pasur pasoja në politiken botërore

Në një zonë malore vriten dy amerikanë të rinj. Një inxhinier gjerman i transporton për në Tiranë me kamionin e tij dy të vdekurit dhe shoferin e tyre të plagosur shqiptar. Në Tiranë pastaj shpërthen zhurma, nëpër kafene gazetarët diskutojnë rreth motivit të vrasjes, ambasadori amerikan dyshon se bëhet fjalë për një sulm të kryer nga shërbimi i sigurimit rivalizues i Anglisë ose Italisë kundër interesave amerikane për naftën shqiptare.

FIDANISHTJA

Në parlamentin shqiptar ngatërrohen sherret e politikës së brendshme … Në fund sqarohet se ishte një ngatërrim, natyrisht, i dekoruar me rrethana misterioze.

“Me këtë roman Anila Wilms dëshmon se letërsia e mirë mund të jetë edhe interesante. Ajo di të depërtojë në psikologjinë e karaktereve dhe t`i bëjë ato aq të gjalla dhe të besueshme”, thuhet në prezantimin e librit.

Anila Wilms, e lindur në Tiranë në vitin 1971, që nga viti 1994 jeton në Berlin si shkrimtare dhe publiciste.

Romanin në fjalë ajo e ka shkruar paralelisht në gjuhen shqipe dhe gjermane.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.