Fundamenti

Autoritetet policore, doganore dhe të ATK-së kryejnë kontroll me urdhër të gjykatës, nën dyshimin për tregti të ndaluar dhe shmangie nga tatimi

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, në asistim të Njësitit Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës e ATK me qëllim të luftimit të Ekonomisë jo formale, sot me datë 05.12.2023 kanë ekzekutuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan për bastisje/kontroll në një shtëpi dhe një lokal/biznes në tregun e gjelbër në Gjilan për shkak të dyshimit se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar ”.

Uji Dea

Gjatë operacionit të bastisjes/kontrollit në shtëpinë dhe lokalin/biznesin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim :
· Filtër për cigare ,,Grand “ 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare ,
· Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.
· Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g.
· Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare .
· Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.
· Cigare NINE 29 pakoX 20 cigare etj.
Lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, përderisa te gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.