RCCOLA

Autonomët e Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Në prag të tetëvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, vlerësohet se shteti më i ri në Evropë rrezikohet nga krijimi i autonomisë së një etnie, serbëve.

Në këto tetë vjet sipas politikanëve dhe analistëve politikë, Kosova ka dështuar që të shfrytëzojë mbështetjen e disa prej vendeve më të fuqishme në botë për të fuqizuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar.

Madje njohësit e rrethanave politike në vend thonë se Kosova ka dështuar ta shfrytëzojë edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vlerësoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të Drejtën Ndërkombëtare.

Mobi Casa

Kështu, sipas tyre, Kosova në vend se ta shfrytëzojë këtë vlerësim, ajo pranoi të paraqitet me fusnotë e madje edhe bëri disa koncesione të cilat e tkurrin sovranitetin e Republikës, prej të cilave më e dëmshmja llogaritet Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se Kosova për një kohë të gjatë është marrë me problemet e lëna nga trazirat e vitit 2004, prandaj, sipas tij, është dashur angazhim maksimal i të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë në shërbim të pavarësimit të plotë të vendit./zeri/