Hidromorava

“Autokracia dhe oligarkia nuk kanë vend në LDK”, Murtezaji i ashpër ndaj lidershipit partisë së tij

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Murtezaj, ka shprehur indinjatë të thellë me metodat e punës të instaluara në majën e vendim-marrjes në LDK.

Murtezaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prezantimi i paralajmëruar për nesër i një agjende lidhur me një orientim qeverisës, pa asnjë konsultim, dhe pa asnjë miratim të organeve statutare partiake shënon pikën më të ulët të demokracisë në subjektin politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Një orientim i tillë politik për Republikën e Kosovës duhet të ndërtohet përmes konsultimeve të gjëra. Në aspektin statutar, kjo është përgjegjësi dhe kompetencë vetëm e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Murtezaj.

Mobi Casa

Tutje ai ka thënë se “Sa është serioze kjo performancë tregojnë emërtimet ad-hoc të përdorura brenda një periudhe të shkurtër: Qeveri Nacionale e Tranzicionit; Qeveria Nacionale Kalimtare; Qeveri Gjithpërfshirëse Kalimtare; Qeveri Gjithpërfshirëse e Unitetit; Qeveri e Unitetit; Qeveri e Unitetit Kombëtar”.

“LDK-ja e Ibrahim Rugovës, e demokracisë së parë në këtë rajon, e heronjve të lirisë, e heronjve të demokracisë, e patriotëve për Kosovën, nuk duhet ta braktisë demokracinë”, ka shkruar Murtezaj.

Ai ka thënë se “Është e pafalshme, është e dëmshme, për LDK-në, dhe për Kosovën. Partia politike nuk është kompani ndërtimore. Partia politike është organizatë shtet-ndërtimore. Autokracia dhe oligarkia në LDK nuk kanë vend dhe nuk do të kenë. Për demokraci gjithmonë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.