Mobi Casa

Autokombajnerët e huaj do të paguajnë taksa komunale në Viti

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Gjatë këtij takimi disa fermerë dhe autokombajnerë kërkuan që të vendosët një taksë komunale për auto kombajnerët që nuk janë nga kjo komunë dhe që ushtrojnë veprimtarin e korrje-shirjeve në territorin e Komunës së Vitisë.

Mbahet diskutimi publik lidhur me propozim rregulloren për organizimin e korrje-shirjeve në Komunën e Vitisë

Organizuar nga Komuna e Vitisë sot është mbajtur diskutimi publik lidhur me propozim rregulloren për organizimin e korrje-shirjeve në këtë komunë.

Me këtë rast para qytetarëve, fermerëve, autokombanjerëve dhe të gjithë të interesuarve të tjerë u bë prezantimi i kësaj propozim rregullore e cila si qëllim kryesor ka organizimin së më të mirë të fushatës korrje-shirjeve në Komunën e Vitisë.

Gjatë këtij takimi është hapur edhe një debat lidhur me propozim rregulloren në fjalë ku të pranishmit kanë parashtruar pyetjet, sugjerimet por edhe vërejtjet e tyre.

Uji Dea

Gjatë këtij takimi disa fermerë dhe autokombanjërë kërkuan që të vendosët një taksë komunale për auto kombanjerët që nuk janë nga kjo komunë dhe që ushtrojnë veprimtarin e korrje-shirjeve në territorin e Komunës së Vitisë.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur rreth rregullores në fjalë ndër tjerash theksoi se ajo ka kaluar nëpër të gjitha instanca që të dal sot në diskutim publik. Ai kërkoj nga të pranishmit që të japin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre duke thënë se ato janë të mirëseardhura. “Të gjitha ato vërejtje që më të vërtetë janë të arsyeshme do të inkorporohen në këtë rregullore e cila më pas do të shkoj për procedim të më tutjeshëm në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal ku do të dal në votim. Interesimi dhe vërejtjet e juaj i mirëpresin në ballafaqimet që ju mund të haseni në ushtrimin e veprimtarisë së juaj, dhe besoj se jemi në kohë që këtë fushatë të korrje-shirjeve të presim në mënyrën më të mirë të mundshme” u shpreh zv. Kryetari Aliu.

Ndërkaq Fadile Demelezi nga Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural ka prezantuar propozim rregulloren në fjalë duke treguar hollësisht rreth përmbajtjes së saj. Gjatë këtij takimi është hapur edhe një debat lidhur me propozim rregulloren në fjalë ku të pranishmit kanë parashtruar pyetjet, sugjerimet por edhe vërejtjet e tyre.

Gjatë këtij takimi disa fermerë dhe autokombajnerët kërkuan që të vendosët një taksë komunale për autokombanjerët që nuk janë nga kjo komunë dhe që ushtrojnë veprimtarin e korrje-shirjeve në territorin e Komunës së Vitisë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.